Pas një ditë të gjatë, ja ku gjen paqe Arbana Osmani

19 Shtator 2023, 16:05 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pas një ditë të gjatë, ja ku gjen paqe Arbana Osmani

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka treguar përmes postimeve të shpeshta në rrjetet sociale, se puna për edicionin e tretë të Big Brother Vip ka filluar dhe sigurisht që angazhimet e saj të ditës janë të shumta dhe me orare të zgjatura.

Osmani, e cila është nëna e tre fëmijëve, Jonit, Diellit dhe Zoit, është padiskutim shumë e ngarkuar me rolin e saj si nënë, që shpesh herë, ashtu sikurse edhe nënat e tjera, i duhet të qëndrojë pa gjumë deri në orët e para të meëngjesit, kur fëmijët janë sëmurë.

Mbrëmjen e kaluar, prezantuesja e një prej formateve televizive më të ndjekura në vend, ka ndarë një video mjaft të ëmbël në profilin e saj të Instagramit, ku shihet teksa mban në krahë Diellin, duke kaluar disa momente të qeta së bashku.

Paqja ime pas një dite shumë të gjatë”, shkruan Arbana bashkngjitur videos, mbi të cilin ka shtuar edhe ikonën e një zemre.

Verën e këtij viti, Arbana ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me regjisorin, Eduard Grishaj, në një ceremoni sekrete të organizuar në Itali.

 

 

 

Po ndodh...