Përplasje e ashpër mes Egli Takos dhe Gerta Gixharit: Të kam si një mizë...

Kjo e fundit e akuzoi banoren se ka ndryshuar që pas hyrjes së Gjestit, duke përmendur dhe atakun e panikut që Egli ka përjetuar më parë.
Në Prime, ky debat u përcoll kështu:
Gerta: Egli, deri në momentin që të vinte Gjesti, e kam respektuar. Vetëm për hir të historisë së saj që ka kaluar atak paniku, nuk jam përballur me Eglin sepse nuk doja që të kalonte në atak paniku. Por kur pashë një Egli të transformuar dhe doli si e fortë duke ngritur debate fiktive nga ana e saj… Ajo stisi nga ana e saj një debat sikur ne i kishim rënë në qafë Eglit. Donte të gënjente një publik të tërë në mënyrë që Egli të hynte në lojë. Egli ndryshoi totalisht sjellje kur erdhi Gjesti. Iu kthye Xumit, që për mua nuk ka bërë asnjë gabim që ka shprehur një pëlqim ndaj Eglit dhe mendoj se është një inskenim. Edhe më shtyve. Më ke thënë se nuk duron G Banin sepse ndihesh e kërcënuar, por mua më shtyve.
Egli: Unë, historinë time dhe si të thuash, fazën më të vështirë që jam përballur në jetën time, luftën më të madhe që kam kaluar në jetën time, e kam treguar këtu për të ndërgjegjësuar njerëzit që vrasin veten. Së pari, publiku që më ka ndjekur jashtë dhe brenda shtëpisë, mund ta vërtetojnë lehtësisht atë që kam kaluar. Unë ftoj të nderuarën mjeken time me recetën time për ta vërtetuar çfarë kam kaluar. Gerta erdhi dhe inicioi një debat për mua duke e lidhur me Aldon. Ajo zonjë fillon dhe më thotë se çfarë jam bërë unë. Dua t’i them një fjalë kësaj zonje. Kur një njeri ka kaluar një atak paniku, se ti s’ke provuar dhe s’do e provosh kurrë me ato mend që ke, ty të kam një mizë përballë. Jam nivel ‘Super Sayan’.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


