Po festonte ditëlindjen, qëllohet për vdekje reperi i famshëm

24 Qershor 2024, 18:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Po festonte ditëlindjen, qëllohet për vdekje reperi i
Reperi amerikan, Julio Foolio mbeti i vrarë pas të shtënave gjatë festës së tij të ditëlindjes. Policia në Florida tha se katër persona u qëlluan në një parking hoteli. Njëri prej tyre, Foolio, humbi jetën ndërsa tre të tjerët janë shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme.

Reperi 26-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit ishte Charles Jones, është zënë pritë në parkingun e hotelit, raporton BBC.

Në llogarinë e tij në Instagram para se të vdiste kishte shkruar se “policia na ndaloi festën”. Muajt ​​e fundit ai ka shkruar se “ka pasur disa tentativa për ta vrarë”.