Protagonisti i "Adoleshenca": 114 milionë njerëz e kanë parë serialin, por unë nuk jam njëri prej tyre

11 Prill 2025, 15:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Protagonisti i "Adoleshenca": 114 milionë njerëz e kanë

Seriali i Netflix ” Adoleshenca ” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i tij . Drama katër orëshe ndjek historinë e 13-vjeçarit Jamie Miller, i luajtur nga Owen Cooper , një djalë i akuzuar për vrasjen e një shoku të klasës.

Pavarësisht performancës së tij magjepsëse, Owen zbuloi se nuk e ka parë të gjithë serialin, pasi ndihet i parehatshëm duke parë veten në ekran.

Siç shprehet ai në mënyrë karakteristike: “Nuk ka mundësi ta shikoj në shkollën time”, duke shprehur sikletin e tij për ndjekjen e serialit në një ambient shkollor.

Owen, i cili ishte vetëm 13 vjeç kur mori rolin, ka qenë në qendër të vëmendjes që nga premiera. Pas kthimit në shkollë, ai u përball me reagime të ndryshme nga shokët e klasës, duke theksuar se vëmendja ndaj tij fillimisht u rrit, por me kalimin e kohës u zbut. Ditën e sotme, 15-vjeçari e përshkruan këtë eksperiencë si të “çmendur”, por edhe argëtuese, teksa fëmijët më të vegjël bërtisnin emrin e tij dhe e ndiqnin duke qeshur.

Po ndodh...

ide