Revoltohet Madona: Tani bën karrierë me by**ë, dikur merrje fund nëse tregoje të pasmet padashje

Ylli i muzikës botërore Madonna ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ka zbuluar se si një incident në skenë desh i dha fund karrierës së saj.
Ikona 63-vjeçare e muzikës tha se momenti ndodhi në “MTV Awards” të vitit 1984, ku ajo performoi këngën e saj hit “Like A Virgin”, raportoi The Independent të enjten.
“Unë eca nëpër këto shkallë shumë të pjerrëta të një torte dasme, dhe arrita në fund, dhe fillova të kërceja përreth, dhe këpucët e mia të bardha stiletto më ranë,” kujtoi Madonna rastin në një paraqitje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
“Dhe unë po përpiqesha ta bëja këtë lëvizje të dukej si koreografi mirëpo veshja ime u ngrit larg dhe prapanica ime doli në shesh. A mund ta imagjinosh? Ishin ditët kur nuk duhej të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë. Tani është e kundërta”, ka rrëfyer Madonna.
“Por kur shkova në prapaskenë, menaxheri im më tha se karriera ime kishte mbaruar”, ka vazhduar rrëfimin e saj Madonna.
Pasi nisi karrierën në vitin 1981, Madonna u bë një sensacion në një industri të dominuar nga meshkujt. Ajo vazhdon të njihet si artistja femër më e shitur e të gjitha kohërave, me mbi 300 milionë disqe të shitura në mbarë botën.
-
-
Liverpool në sulm për Brozovic
12 Gusht, 13:22 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



