Rikthimi/ 'Taramelja' e 'Piter Pan', ka dy fjalë për Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën

Xheison Bafti ose sic njihet ndryshe me nofkën “Taramelja” ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Ditë e Re”. Ai na zbuloi se sa shumë ka ndryshuar gjatë gjithë kësaj kohe. Ai bëri për vete të gjithë shqiptarët me të folurën e tij karakteristike. Së fundmi, ai shprehu dëshirën se ka qejf të bëhet prezantues. Menjëherë, Arjon Muça i la hapësirën në vendin e tij.
Kujtojmë se Xheison u bë i famshëm nga programi “Në kurthin e Piter Pan”.
Por a i ka parë ai videot e tij të dikurshme në “Youtube”?
“Nuk më vjen t’i shoh sepse bëhem nostalgjik. Unë kam qenë i vogël atëherë, 7 vjec e gjysmë. Betohem që nuk e thoja dot gërmën “K”, por me kalimin e kohës e mësova”.
“Unë Alketën dhe Verën i kam patur shumë xhan. Nuk i ndaj dot.Por Alketa më ndihmoi me shtëpinë. Por ndonjëherë më merr malli për fshatin. Atje kam qenë para një muaji”.
Por a do të dëshironte ai që të merrte pjesë sërish në një emision për fëmijë?
“Mire është, nuk është keq. Kush të dojë, të më marrë, kush nuk mund të dojë, mos të më marrë. Nuk është puna ime kjo”, tha Xheison.
Në fund, ai përshëndeti dhe Alketën me Verën, duke u thënë: “Të fala”.

-
-
VIDEO/ Aktori i njohur turk kërcen napolonin
26 Tetor, 12:26 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



