Santiana e BBVK: ‘Si e kuptova që në fakt motra, ishte nëna ime’

17 Nëntor 2023, 15:48 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Santiana e BBVK: ‘Si e kuptova që në fakt motra, ishte nëna

Banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, Santiana, ka rrëfyer më herët në një intervistë për “Ftesë në 5” historinë e jetës së saj.

Në moshën 7-vjeçare, ajo mësoi se në fakt motra e saj, ishte nëna e vërtetë biologjike. Mirëpo, Santianës nuk ia kishin treguar pasi prindërit e saj ishin ndarë menjëherë pas luftës. Babai ishte larguar për në Gjermani, ndërsa nëna e saj e rriti e vetme.

“Kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një kushërinj të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prita. Dhe shkova në shtëpi dhe thirra nënën. Edhe hyra në dhomë, se s’e harroj kurrë atë moment edhe ju kam drejtuar motrës time, i thashë ‘Tregomë a je nëna ime, a motra ime’ edhe ajo mbeti, s’diti se si të reagonte. ‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj krejt. Edhe m’i ka tregu krejt sendet, prej fillimit deri në fund qysh kam qenë, pse kam vendosë mos me më tregu, kanë vendosur që me më tregu kur të rritna dhe pak që me i kuptu më mirë, mos me gjyku nënën time”- ka treguar Santiana.

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128