Sara Gjordeni: Dy vëllezër më kanë vdekur nga pakujdesia e mjekëve

8 Mars 2024, 20:17 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Sara Gjordeni: Dy vëllezër më kanë vdekur nga pakujdesia e

Sara Gjordeni ka rrëfyer sot kalvarin e gjatë të vuajtjeve në jetën e saj dhe ato që nuk mundi t’i thoshte dot në BBV, pasi eksperienca iu pre në mes pas sherrit me Françeskën.

E ftuar në “Ftesë në  5” ajo u shpreh e indinjuar për ‘meme-t’ në rrjet për foton e saj me Meritonin dhe Bardhin para se të dilte nga shtëpia, ku tha se është lënduar.

Sara tha se mungesa e babait si dhe humbja e dy vëllezërve, ka bërë që të jetë më e afër me djemtë sesa me vajzat, ndërsa afrimiteti me Meritonin nuk duhej të ishte keqkuptuar.

“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkujt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri. Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme-t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di ça emri t’i vendos. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”, tha Sara.

 

Po ndodh...

ide