“Sëmuresha, pija ilaçe prej merakut”, fjalët që Kozaku i thoshte të ëmës: Burgu është për burrat, mos u mërzit

24 Shtator 2023, 18:14 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Sëmuresha, pija ilaçe prej merakut”, fjalëtx

Kozaku i cili është një personazh mjaft popullor në rrjetet sociale, ka qenë i ftuar tek rubrika “Mos i bjer me top” tek E Diell, së bashku me bashkëshorten e tij Denisa.

Ai vjen ndryshe në këtë intervistë, si një njeri familjar dhe më këmbë në tokë, ku shprehet se bashkëshortja e tij e ka ndryshuar atë 100%. Nga martesa e tyre ka ardhur në jetë dhe djali i tyre Denar i cili është katër muajsh.

Kozak është surprizuar me një videomesazh nga nëna e tij Behija, e cila ka treguar shumë përmbledhur jetën e Kozakut, që kur ai ishte i vogël.

Sipas saj, meraku filloi të shtohej gjithnjë e më shumë kur ai u rrit dhe filloi të merrte famë. Madje shpesh sëmurej dhe pinte ilaçe, pasi vonohej natën dhe nuk dinte se çfarë bënte. Behija tregon se i biri e ngushëllonte duke i thënë që mos mërzitej e mos bëhej merak, se edhe nëse do futej në burg, “burgu për burrat është”.

“Kisha merak për Kozakun, kur ikte, thosha obobo djali, djali. Vinte më ngushëllonte mua, më thoshte mos u mërzit se unë çun jam. Edhe po bëra burg, burgu për burra është. Unë sëmuresha, pija ilaçe. Vinte gjithmonë dhe më thoshte mos u mërzit, nuk kam gjë. Më në fund i erdhi dita që u martua, më solli një vajzë në shtëpi, ia ndryshoi jetën. I bëri një mirësi të madhe sepse e mblodhi, djali ka nevojë për një partnere të mirë, për të rritur një fëmijë. Ajo e mblodhi Kozakun, e rregulloi shtëpinë, më kënaqi”, shprehet nëna e Kozakut.

Pas videomesazhit të nënës së tij, Kozak dhe Denisa martohen për së dyti live, vetëm për rubrikën “Mos i bjer me top”, ku çifti është betuar se do e duan njëri-tjetrin deri në vdekje.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128