Shakria flet për herë të parë për ndarjen nga Pique: Ishte shumë e vështirë

21 Shtator 2022, 17:55 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shakria flet për herë të parë për ndarjen nga Pique:

Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga Gerard Pique pas 12 vitesh.

Këngëtarja 45-vjeçare kolumbiane tregoi vështirësitë pasi vendosi t'i jepte fund marrëdhënies me yllin 35-vjeçar të futbollit për revistën Elle.

Shakira - e cila ka dy djem: Milanin nëntë vjeçar dhe Sasha shtatë vjeçar me Pique është shprehur:

'Është hera e parë që e trajtoj këtë situatë në një intervistë. Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur të përpunoj të gjitha. Epo, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e përjetuar këtë situatë dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt.'

Më tej Shakira shtoi se kjo perudhë ka qënë e vështirë për djemtë e saj, veçanërisht për shkak të mediave dhe fansave të saj.

' Përpiqem t'ua fsheh situatën sa më shumë që mundem. Është vërtet shqetësuese për dy fëmijë që po përpiqen të kuptojnë ndarjen e prindërve të tyre. Dhe nganjëherë ndihem sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por jo, është e vërtetë. 

Dhe ajo që është gjithashtu e vërtetë është zhgënjimi kur sheh diçka aq të shenjtë dhe aq të veçantë sa mendoja se ishte marrëdhënia që kisha me babanë e fëmijëve të mi dhe e shoh që u kthye në diçka të vulgarizuar nga media. Dhe e gjithë kjo ndërkohë që babai im ka qenë në kujdesin intesiv dhe unë kam luftuar në fronte të ndryshme. Siç thashë, kjo është ndoshta ora më e errët e jetës sime. Por pastaj mendoj për të gjitha ato gra në mbarë botën që po kalojnë vështirësi të tilla dhe gjej forcën për t'ia dal.

 I kujtoj vetes se duhet të bëhem shembull për fëmijët e mi, që unë duhet të jem ajo që ata duan, ajo që dua që ata të bëhen. 

Dhe unë dua të jem aty, gjithashtu, për të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Kjo është forca ime më e madhe. Ky është motori im më i fuqishëm për momentin.'

Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre në qershor të këtij viti.

Arsyeja ishte lidhje e Piques me studenten 23-vjeçare Clara Chia Marti, për të cilën Shakira nuk pranoi të fliste gjatë intervistës së saj.

 

Po ndodh...