“Shpresoj mos të ketë paguar shumë…” - A ra pre e një mashtrimi moderatorja e njohur shqiptare?

Lajmi i daljes së moderatores Alketa Vejsiu “në kopertinën e FORBES England” është pasqyruar nga të gjitha mediat shqiptare dhe nga ajo vetë gjithashtu.
Normalisht do të ishte një lajm i mirë dhe gëzues kur një shqiptar arrin të jetë në faqen e parë të një reviste prestigjioze.
Por duket se faqja është një mashtrim (Scam).
Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj shpjegon:
“Shpresojmë që Alketa nuk ka paguar shumë para për publikimin e një lajmi të tillë. Pse faqja është një mashtrim:
Faqja është regjistruar më 14.05.2023 (pra duket se kemi të bëjmë me një faqe disa mujore). Adresa e regjistrimit dhe kontaktet janë në Indi (+91.8368645871, [email protected]) dhe jo në emrin e kompanisë Forbes.
Website ka një trafik shumë të vogël dhe nuk ka pothuajse fare vizitor. Faqja në fjalë nuk ka rrjete sociale, ndërsa dihet që Forbes i ka të verifikuara të gjitha rrjetet sociale.
Arsyeja e këtij shkrimi nuk është Znj. Alketa në vetvete, sepse kam respekt për të si personazh dhe femër të suksesshme, por është për të gjithë artistat, biznesmenët, politikanët dhe qytetarët në mënyrë që të kenë kujdes me mashtrimet online" – thotë eksperti.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
