Theu rekord! ‘Habibi’ qershia mbi tortë e hiteve të verës, synon të rrëzojë nga fronti 'Të ka lali shpirt'

Kjo verë ka pasur pafund hite, por duket se “Habibi” do të arrijë të tjera nivele. Bashkëpunimi i papritur i Capital T (rap), Anxhela Peristerit (muzikë e lehtë, pop) dhe Mandi Nishtulla (tallava, rrymë që është pjesë e zhanrit më të gjerë pop-folk) theu rekord në 24 orë.
Si kurrë më parë, “Habibi”, me muzikë të Irkenc Hykës, arriti mbi 2.5 milionë klikime në vetëm 24 orë duke vendosur tashmë një rekord të ri. Aktualisht kënga ka më shumë se 3.7 milionë klikime në YouTube dhe është trend në TikTok.
Nëpër shumë komente, njerëzit shkruajnë se “Habibi” mund të ketë të njëjtin sukses si “Të ka lali shpirt”, por kjo mbetet për t’u parë. Ata vlerësojnë treshen për punën e bërë.
Duhet theksuar se Mandi i ka dhënë edhe më shumë lezet këngës. Siç mund ta shihni nëpër komente online, një pjesë e mirë e njerëzve e cilësojnë atë si “qershia mbi tortë”.
-
Lista e zezë/ Ukraina ndalon librat dhe muzika nga Rusia
1 Gusht, 14:35 -
Rama- Vuçiç- Kosova- antiamerikanizmi dhe antishqiptaria!
1 Gusht, 14:27
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


