
U largua 3 vjeç nga vendi! Këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë

Këngëtari Christos Santikai, ka folur në një intervistë mbi fëmijërinë e tij dhe periudhën kur u shpërngul nga Shqipëria në Greqi. Ai ka rrëfyer për mediat greke se nuk ka ndjerë kurrë veten si i zhvendosur, pasi është rritur në Greqi dhe e ndien veten si grek.
Sipas tij, kujtimet për Shqipërinë janë të pakta, dhe ato lidhen kryesisht me periudhën e luftës dhe shtënat me armë që ndodhën në qytetin e tij.
Santikai ka shtuar se u largua nga Shqipëria në vitin 1997, në moshën e fëmijës së tij, dhe e ka konsideruar Greqinë si shtëpinë e tij, duke theksuar se nuk ka pasur një tjetër mundësi për të qëndruar në Shqipëri. Ai gjithashtu ka nënvizuar se, edhe pse ka lindur në Shqipëri, është rritur dhe formuar në Greqi, duke e konsideruar veten plotësisht pjesë të kulturës greke.
“Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej.
Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128