U tha se e tradhtoi me mamanë e shokut të skuadrës, çfarë po ndodh me çiftin Pique-Shakira?

Pothuajse të gjithë e kujtojnë "Waka Waka", këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të FIFA 2010 në Afrikën e Jugut, por pakkush mund ta merrte me mend që një histori e bukur dashurie, nga ato me shikim e dëgjim të parë, do të lindte fill pas publikimit të saj. Gerard Piqué, ylli në ngjitje i Kombëtares Spanjolle, do të fitonte jo vetëm finalen me Holandën, por mbi të gjitha zemrën e Shakira-s. Çifti i njohur ka qenë vazhdimisht në qendër të medias rozë, por ditët e fundit thashethemet për ndarjen e tyre po qarkullojnë kudo.
Sipas shtypit spanjoll, dyshohet se Shakira ka kapur bashkëshortin e saj me një grua tjetër, e cila mendohet se është nëna e shokut të tij të skuadrës, Pablo Martín Páez Gavira. Thuhet se ky i fundit nuk është në dijeni të situatës.
Sipas "El Periodico", Shakira e ka përzënë nga shtëpia futbollistin. Tashmë Pique jeton vetëm, ndërsa këngëtarja me dy fëmijët. Dyshja kanë jetuar bashkë që nga vitit 2011, por nuk janë martuar kurrë.
-
SHBA: Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë një test bërthamor
3 Qershor, 08:46 -
-
Vrasja e 68-vjeçarit në Shkodër/ Policia del me informacion zyrtar
3 Qershor, 08:21
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



