Vazot me kanabis në ballkon/ Enca i shpëton burgut, gjykata rrëzon prokurorinë
3 Tetor 2023, 17:35 / SHOWBIZ

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi ditën e sotme masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për këngëtaren Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të këngëtares, që kishte mbjellë disa bimë kanabisi në ballkonin e vilës ku jetonte. Por, Gjykata nuk pranoi ankimin e Prokurorisë për caktimin e masës të “arrestit në burg”, pasi Prokuroria hoqi dorë nga akimi.
Ndërsa kërkesa e Encës për ta vlerësuar të paligjshëm arrestimin e saj është rrëzuar, pasi ankimi është ushtruar jashtë afatit ligjor.
Enca u arrestua në 12 shtator për kultivim kanabis në banesën e saj. Ajo kishte mbjellë disa bimë kanabis në vazo, të cilat i kishte vendosur në ballkonin e shtëpisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
