VIDEO/ Momenti kur Mimoza Ahmetaj revoltohet dhe turpëron motrën e Oltës Gixharit

17 Shkurt 2023, 19:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS

VIDEO/ Momenti kur Mimoza Ahmetaj revoltohet dhe turpëron motrën e

Olta Gixhari është një prej banorëve më të diskutuar të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Me hyrjen në këtë program, aktorja është vendosur shumë fort në qendër të vëmendjes.

Por nga kjo vëmendje e publikut nuk kursehen as të afërmit e saj, e kështu ka ndodhur me të motrën, gazetaren Gerta Gixhari.

Kështu në rrjet është rikthyer një video e përpara disa kohëve, kur Gerta kishte të ftuar në studion e emisionit të saj shkrimtaren Mimoza Ahmeti.

Ahmeti u revoltua në një moment me moderatoren që i preu fjalën për shkak të publicitetit.

E ftuar në emisioni “Pasditja ime”, Gixhari lançoi reklamat në momentin kur Ahmeti po lexonte pjesë nga libri i saj.

Pikërisht kjo ndërhyrje e revoltoi shkrimtaren, e cila nuk i kurseu kritikat.

Megjithatë, shkrimtarja e njohur më pas kërkoi ndjesë për fjalët e saj të ashpra.

 

 

Po ndodh...