VIDEO/ Ofendoi rëndë Xhensilën, Cllevio i telefonon Bes Kallakut, ja për çfarë folën

23 Shkurt 2024, 09:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS

VIDEO/ Ofendoi rëndë Xhensilën, Cllevio i telefonon Bes Kallakut,

Janë ndarë apo jo, kjo është 'dilema rozë' që po qarkullon në rrjet për Xhensilën dhe Besin, të cilët janë prindër të dy fëmijëve.

Ajo çfarë dimë deri tani është se përfshirja e fenomenit të 'TikTok', Cllevio Serbiano vetëm sa i ka shtuar dramën kësaj historie. 

Pak ditë më parë, në një video LIVE ku edhe jemi mësuar  ta shohim shpesh, ai bëri një deklaratë të papritur ku nuk u kursye me ofendime dhe akuza ndaj këngëtares.

Cllevio foli me bindje se Xhensila është lidhur me një bos nga Dubai dhe sipas tij kjo ka qenë arsyeja e ndarjes nga aktori i humorit. 

Një reagim erdhi nga Xhensila e cila e kërcënoi me gjyq, Serbianon por nga Besi jo. Sot në rrjet po qarkullon një telefonatë e këtij të fundit me Cllevion ku duket se kanë bërë paqe, e madje flasin për miqësi. Çifti nuk e ka konfirmuar ende publikisht ndarjen. 

Pjesë nga biseda:

Clevio: Të kam shok o vëlla, të kam kërku falje njëherë. Tani jam me kryesorin(Besi qesh)

Clevio: Të kërkoj sinqerisht falje se je djalë i mirë

Besi: Po jo mo, shoku tat është siç je ti me hallet e tua, ashtu jam dhe unë…Aty je me çunat?

Clevio: Jam veç, tani do shkoj tu them jam bërë shok me ty

Besi: (Qesh) Mos je live? Me r** shpie?!

Clevio: Jo, ore ça live