VIDEO/ Po performonte live në skenë, këngëtarja e njohur shqiptare ngacmohet seksualisht nga djali i miliarderit grek

10 Qershor 2024, 14:52 / SHOWBIZ ALFA PRESS

VIDEO/ Po performonte live në skenë, këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, u përballë me një situatë aspak të këndshme, me 37-vjeçaren që u ngacmua seksualisht nga djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis.

Në videot e bëra virale në rrjet, shihet se djali i Marinakis kap Foureira në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa këngëtarja përpiqet të përfundojë këngën e saj dhe njëkohësisht përpiqet të largohet prej tij. Më pas, këngëtarja shqiptare spërkatet me shampanjë nga miqtë e Marinakis. Pas kësaj ajo largohet nga skena për t’u rikthyer pas 30 sekondash ku Marinakis fillon të flasë në anglisht dhe thotë se bashkëshorti i Elenit është vëllai i tij, duke lënë përshtypjen se janë miq.

Evangelos Marinakis zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel. Për këtë arsye besohet se lajmi nuk është pasqyruar në mediat greke.

Eleni Foureira u bë e famshme me këngën “Fuego”, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”, duke u renditur e dyta pas Izraelit.

Po ndodh...