'Kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar Big Brother VIP?', Arbana Osmani thyen heshtjen

Arbana Osmani, ish moderatore e Big Brother VIP Albania, ka thyer heshtjen duke folur për raportet me Top Channel, të ardhmen e saj në botën e televizionit dhe angazhimet aktuale.
Në një intervistë me Mira Kazhanin, Arbana shpjegon se si ka zgjedhur të fokusohet në atë që i sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore dhe sesi ka mësuar të shijojë çdo çast të prezentit.
E pyetur nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel, Arbana përgjigjet: “Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.
Kur biseda arrin te pyetja se a ka kërkuar Arbana një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në Big Brother VIP Albania, ajo qeshi lehtë dhe tha:
“Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër”, deklaron ajo.
“Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



