Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit, si nisi krisja e martesës së tyre!?

25 Shkurt 2024, 10:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit, si nisi

Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut duket se nuk është thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, ndërsa çifti më i përfolur i “showbizz”-it duket se ka nisur procedurat e divorcit.

Gazetari Labinot Nimani theksoi se çifti madje kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale. Ai tha se shpreson që Xhensila, e cila gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave.

Këta janë çift që kanë bërë kryetituj në media për ndarjen e tyre. Me burime të sigurta në disa media është komentuar nisja e procesit të divorcit. Kjo është vënë re edhe në disa rrjete sociale, ku dyshja nuk kanë më imazhe që përfshijnë portretin e tyre familjar. Ka pasur lloj e soj historie në këtë mes, por shpresoj shumë që Xhensila, që gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndoshta t’u japë fund aludimeve që kanë marrë dhenë”, u shpreh ai.

Dyshimet se martesa e çiftit është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.

Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që rrjet kanë qarkulluar lajme se Xhensila dhe Besi janë drejt ndarjes, megjithëse ato janë mohuar nga ana e aktorit.

Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai 2 muaj më parë gjatë një interviste.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit, si nisi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit, si nisi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit, si nisi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit, si nisi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit, si nisi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit, si nisi

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128