Zbulohet gjendja shëndetësore e Cllevios pas operacionit

Reperi i njohur Cllevio ka kaluar një sfidë të papritur shëndetësore gjatë qëndrimit në institucionet e vuajtjes së dënimit, por tashmë vijnë lajme pozitive për fansat e tij.
Dy ditë më parë, stafi që menaxhon llogaritë sociale të reperit konfirmoi se ai kishte nevojë për një ndërhyrje të specializuar mjekësore, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij.
Sot, përmes një postimi të fundit në Instagram, është bërë e ditur se operacioni ka përfunduar me sukses. Në foton e publikuar, Cllevio shihet jashtë qelisë, në ambientet e spitalit, duke u rikuperuar nën kujdesin e mjekëve. “Ganggo më i fortë se kurrë, post-operacionit me sukses.
Ju falënderon për mesazhet e dërguara, në pamundësi për t’u kthyer të gjithëve,” shkruhet në postimin që qetësoi menjëherë fansat e tij të shumtë.
Edhe pse detajet e komplikacionit shëndetësor nuk janë bërë publike, duket se periudha më kritike ka kaluar. Mjekët kanë dhënë dritën jeshile që reperi të nisë fazën e rikuperimit, ndërsa stafi i tij siguron se ai do të kthehet së shpejti në regjimin e caktuar pas përfundimit të procesit post-operativ.
Sakaq, fansat presin tani rikthimin e tij, duke shprehur besimin se muzika dhe energjia e tij do të jenë së shpejti sërish pjesë e skenës.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128