Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontorllohen me qen makinat e importuara

Dega e Doganës Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, ka zhvilluar një operacion të përbashkët kontrolli me fokus parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërive në fushën doganore.
Kontrollet janë realizuar mbi bazën e analizës së riskut dhe informacioneve operative, duke u shtrirë në verifikime të detajuara ndaj subjekteve dhe mjeteve të dyshuara.
Siç shihet dhe nga pamjet, agjentët e Doganës dhe ata të Policisë Kufitare kanë zbarkuar në Portin e ri në Porto Romano dhe me ndihmën e qenve, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme tek të gjitha mjetet e importuara.
Ky operacion nxjerr në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin kyç të kontrolleve parandaluese në garantimin e respektimit të ligjit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Policia e Shtetit garantojnë se mbeten të angazhuara për forcimin e mëtejshëm të kontrolleve, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe transparent për aktivitetet tregtare.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128