Mbyllet epoka, trajneri pritet të largohet nga kombëtarja pas dështimit në Play-off

Edhe pse kontrata i përfundon në korrik, epoka e Sylvinhos në stolin e Shqipërisë duket se u mbyll mbrëmë në stadiumin e Varshavës.
Humbja minimale 2–1 kundër Polonisë nuk dogji vetëm ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin e 2026, por shënoi edhe finishin e rrugëtimit të tij në stolin kuqezi.
Braziliani e mori drejtimin e kombëtares në fillim të vitit 2023. Kontrata i përfundonte në dhjetor të 2025, por Federata Shqiptare e Futbollit ia zgjati me 6 muaj, pasi siguroi kualifikimin në ndeshjet e Play Off-it për Botërorin e 2026, me synimin e vetëm suksesin në ndeshjet e mbetura.
Mirëpo, pas dështimit të djeshëm përballë Polonisë, një zgjatje tjetër e kontratës duket e pamundur. Tani largimi është vetëm çështje kohe.
Sylvinho do të jetë në stol edhe për sfidën e radhës, atë kundër Ukrainës, që do të luhet këtë të martë, më 31 mars, një ndeshje kjo që nuk do të ketë ndikim për fatin e trajnerit.
Zyrtarisht, rrugëtimi i tij do të përfundojë në korrik, ndërsa në qershor Kombëtarja ka të planifikuara edhe dy ndeshje miqësore.
Këto do të jenë edhe momentet e fundit të brazilianit nën drejtimin e kuqezinjve, siç e la të kuptohet edhe ai vetë në konferencën për shtyp në Varshavë. Vetëm atëherë Federata do të mund të shohë për projektin e ri të kuqezinjve me një trajner që do të nisë përgatitjet për eliminatoret e Europianit të vitit 2028.
Pavarësisht fundit të hidhur në këto kualifikuese, periudha e Sylvinhos do të mbahet mend për rritjen e imazhit të skuadrës dhe kualifikimin për herë të dytë në Kampionatin Europian në Gjermani në 2024. Por objektivi i madh i Kupës së Botës mbetet ende një mision i paplotësuar dhe duket se do të jetë edhe sfida kryesore e pasardhësit të tij.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128