Gazetari Dervishi: Kush po e saboton zbardhjen e zhdukjes së Vis Martinajt

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka akuzuar se hetimet që lidhen me zhdukjen e Ervis Martinajt janë sabotuar që në fillim, duke u caktuar që ngjarja të hetohet nga Prokuroria e Laçit, dhe jo nga SPAK.
I ftuar në News24, Gazetari akuzon se përtej policisë dhe prokurorisë, drejtimin e ngjarjeve e përcakton politika dhe oligarkët, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe implikimet e mundshme që lidhen me strukturat e krimit të organizuar.
Ai tregon se në ditën e incidentit, Martinaj nuk ka qenë vetëm, por me tre makina të shoqëruara nga njerëz të armatosur, ndërsa kundërshtarët duket se kishin përgatitur skenarë të ndryshëm. Sipas tij, disa nga personat e përfshirë ishin të veshur si policë, por nuk ishin të tillë, gjë që tregon përgatitjen e mirë të sulmuesve dhe planifikimin e ngjarjes.
“Është sabotuar që në krye të herës, ka disa vonesa të çuditshme. Nuk iu la SPAK por prokurorisë së Laçit.
Pse u vonuan hetimet? Pse iu la prokurorisë së Laçit? Sepse bëhet fjalë për një element të krimit të organizuar dhe një viktimë të krimit të organizuar. Është si në rastine Jani prengës që në fillim u arrestua. Pse një hetohet nga SPAK dhe tjetri Jo. Pse Laçi kur ngjarja ka ndodhur në Durrës? Këto janë probleme të mëdha që implikojnë në procesin e hetimit. Implikojnë sistemin e drejtësisë që nuk është ai që do ta bëjë këtë punë. Kush qëndron mbi policinë dhe drejtësinë? Politika dhe oligarkët. Këto për mua e vonojnë dhe sabotojnë këtë ngjarje. Nëse ngjarja do të zbardhej, do zbardhej implikimi i politikës, piramidën e krimit të organizuar të krimit në Shqipëri dhe okligarkët që u bënë bashkë për ta eliminuar Martinajt.
Atë ditë Martinaj nuk ka shkuar vetëm. Ka shkuar me 3 makina me njerëz të armatosur, por kundërshtarët ishin përgatitur për disa skenarë. Kishte kohë që plani bëhej. Njerëzit që shoqëronin Martinajn, pasi ai ka hyrë në vilë, kanë parë përballë shumë njerëz të veshur policë që juk ishin të tillë. Ky ishte fati i tij që u gatua. Ka pa fund dëshmitarë por ka shumë njerëz që nuk i intereson zbardhja”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

