Si duhet të silleni kur fëmija qan?

7 Janar 2022, 14:08 / JETË ALFA PRESS
Si duhet të silleni kur fëmija qan?

Shpesh herë nënat e reja gjenden përballë situatave ku nuk dinë si të veprojnë dhe një ndër to është edhe kur  fëmija qan pa pushim.

Ka raste kur bebet qajnë dhe nuk kuptohen nëse kanë nevojë të ushqehen, flenë, kanë dhimbje barku apo është ndonjë problem tjetër.

Ajo çfarë nuk dinë nënat është se nëse vazhdojnë të mërziten apo ta përjetojnë me stres diçka të tillë i bëjnë më shumë dëm fëmijës.

Por si duhet të sillemi me fëmijët kur qajnë?

Referuar Cathi Propper, një studiues në Departamentin e Shkencave zhvillimore të Universitetit të Karolinës së Veriut, mbështetja dhe qetësia që prindërit u japin fëmijëve gjatë vitit të parë të jetës do i ndihmojë ata që në të ardhmen ta përballojnë me lehtësisht stresin.

Për Propper  ekzistojnë situata tipike gjatë së cilës një fëmijë mund të fillojë papritur të qajë dhe të bërtasë pa asnjë arsye.

Në supermarket

Zhurmat, dritat, njerëzit e panjohur, zëra që bërtasin shpesh shkaktojnë tek fëmija të qara dhe ankth. Në këto rrethana gjëja më e mirë që mund të bëni është të gjeni një “qoshe” të qetë dhe ta përqafosh fëmijën. Sa herë që dilni me fëmijën jashtë është mirë të keni një shall me aromën e rrobave tuaja. Sipas një studimi erërat e njohura e ndihmojnë fëmijën të qetësohet shpejt.

Mungesa e vëmendjes

Fëmija mund të fillojë të qajë kur ju nuk i jepni vëmendjen e duhur. Për shembull kur jeni duke folur në telefon ju nuk jeni të përqendruar tek ai dhe ai papritur fillon të qajë sepse ndihet i shpërfillur. Gjëja që duhet të bëni është të mos e ndërprisni telefonatën, por ndërkohë që flisni t’i buzëqeshni dhe fëmijës.

Lodhja

Siç ndodh me të rriturit edhe fëmijët tensionohen. Ata fillojnë dhe qajnë kur ndihen të lodhur.

Ankthi i ndarjes

Kur fëmija është 6 dhe 8 muajsh, mund të vuajë nga ankthi i ndarjes nga nëna. Zgjidhja, në këtë rast, është që gradualisht të filloni dhe t’i prezantoni fëmijës personat që fëmija mund të qëndrojë kur ju nuk ndodheni në shtëpi.

Nëna ndihet e stresuar

Nëse ju nuk ndiheni të qetë, fëmijës i transmetohen të gjitha. Nëse fëmija shikon që nëna është e stresuar ai e kupton se ka diçka që duhet të ketë frikë dhe në atë moment fillon qan. Zgjidhje mos shikoni fshehjen e emocioneve, por t’i lini fëmijës të ndjejë se është diçka që do kalojë.

 

Po ndodh...