Situatë alarmante në Himarë/ Zjarri zbret drejt banesave, flakët përhapen drejt Potamit, njerëzit braktisin vendin
4 September 2026, 23:05 / AKTUALITET
Zjarri në Himarë mbrëmjen e sotme po përhapet masivisht e favorizuar edhe nga era. Flakët kanë shkrumbuar një banesë, sipas informacioneve paraprake, teksa bëhet me dije janë rrethuar edhe disa shtëpi.
Zjarri në kodrat prapa qytetit poi u afrohet minutë pas minute banesave, ndërkohë që është bërë thirrje dhe banorët si dhe pushuesit po largohen nga qyteti.
Ndërkohë flakët e zjarrit po përhapen në drejtim të plazhit të Potamit. Situate duket alarmante dhe kërkohet ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve me helikopterë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
