1 Marsi/ Besimtarët ortodoks festojnë Ditën e Verës, faktet që e bëjnë këtë ditë të veçantë

Ardhja e pranverës është kthyer në festë kombëtare edhe në vendin tonë, besimtarët ortodoks e festojnë sot më 1 mars, ndryshe nga besimtarët muslimanë të cilët e festojnë në datë 14. Kjo ditë në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh, të cilat janë trashëguar vit pas viti. Tradita e 1 marsit vazhdon të ndiqet edhe sot nga besimtarët ortodoksë duke ndjekur festimet e romakëve të lashtë.
Po cilat janë faktet që e bëjnë 1 marsin të veçantë për të gjithë besimtarët ortodoksë?
- 1 marsi është konsideruar si dita e shenjtë për të festuar mbërritjen e stinës së dashur dhe largimin e dimrit. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishtërimi.
- Besimtarët ortodoksë e vendosin veroren në datën 1 mars dhe e heqin në datën 14 mars, por ka të tjerë që e vendosin në 14 mars dhe e heqin “kur shohin dallëndyshen e parë”.
- Fija e kuqe e verores është lidhur me forcën, gjakun, diellin dhe ngrohtësinë. Fija e bardhë është fillimi i mirë dhe drita. Sipas traditës, verorja hiqet dhe vihet nën ndonjë gur të madh kur shohim lejlekun e parë. Pas nëntë ditësh, duhet të shohim se çfarë insektesh ka nën gur. Sa më shumë janë ato, kaq më i madh do të jetë bereqeti i vitit. Sipas një besimi tjetër, veroret hidhen në lumë, që të na ecë mbarë. Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë e marrëdhënieve midis njerëzve, kurse e kuqja është simbol i ngrohtësisë dhe miqësisë. Sipas traditës, veroret bëhen me fije të kuqe e të bardha prej leshi. Në qoftë se deri më 25 mars nuk shohim lejlek, verorja lidhet te ndonjë peme.
- Ka dhe një zakon tjetër. Çdonjëri duhet të zgjedhë një ditë nga 1 marsi deri më 22 mars. Në varësi të motit në këtë ditë, i tillë do të jetë edhe fati i njeriut gjatë tërë vitit. Në qoftë se moti është me diell dhe i ngrohtë, njeriu do të ketë fat të mirë, në rast se është i keq – do të ketë një vit të vështirë.
- Më 1 mars disa njerëz madje vishen me rroba të bardha dhe të kuqe.
- Verorja dyngjyrëshe është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën kujdesin e UNESCO-s. Në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Jeju, të Koresë së Jugut, verorja u pranua në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.
- Dita e Verës është, në fakt, dita kur stërgjyshërit tanë, kur ende nuk kishte lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve dhe ato të shelgjeve.
- Të gjithë besimtarët ortodoksë, këtë ditë gatuajë edhe disa ushqime speciale, siç janë vezët e ziera, misra, byrekë etj.
-
Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar
28 Shkurt, 13:52
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


