COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe vetëm 2 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundi

27 Shkurt 2023, 18:44 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe vetëm 2 qytetarë të

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Sipas MSH nga 130 teste të kryera, vetëm 2 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.  Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 130 testime, nga të cilët 2 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë e Durrësit dhe Vlorës.

Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,751 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0

 

 

Po ndodh...