Bëhuni gati/ Provim shtesë për maturantët që duan të studiojnë për mjekësi!

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se që nga viti i ardhshëm, maturantët që duan të studiojnë degën e Mjekësisë së Përgjithshme në universitet do t’i nënshtrohen një testimi shtesë në formë elektronike.
Ajo deklaroi në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, se kjo do të rrisë më tepër meritokracinë dhe transparencën, ndërkohë që theksoi se testimi do të bëhet në mënyrë elektronike.
“Kemi vendosur që për provimet e maturës në programin mjekësi e përgjithshme maturantët të kemi edhe një provim shtesë i cili rrit edhe më shumë meritokracinë dhe transparencën. Do të jetë një provim në QSHA, si provimet e licencave, krejtësisht i automatizuar ku testi korrigjohet menjëherë.
Ku edhe rreziku i gabimit, edhe koha edhe shpenzimet e administrimit do të jetë më i ulët. Kjo do të pilotohet me programin mjekësi e përgjithshme që është program më i kërkuar dhe ndërkohë kemi qëllim ta shtrijmë edhe për provimet e tjera të maturës”, u shpreh Kushi.
-
Familja Rugova merr shtetësinë shqiptare
31 Tetor, 16:41
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



