Buzëqeshi shkollës me JUMBO!

30 Gusht 2023, 17:31 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Buzëqeshi shkollës me JUMBO!

Mos u mërzit se po mbarojnë pushimet sepse gjëra të bukura të presin këtë fillim vjeshte së bashku me nisjen e shkollës. Produktet e reja në Jumbo të presin për të të dhuruar buzëqeshjen si aksesor të fillimit të shkollës.

Mezi po pret të blesh mjetet shkollore? Të mbushësh çantën me fletoret e dedikuara për çdo lëndë, me lapsat e stilolapsat plot ngjyra, me vizoret, gomat e mprehëset lloje-lloje? E dimë, prandaj tregojmë kujdes të veçantë çdo vit për të sjellë për ty gjithçka që të duhet, duke i shtuar edhe dizajn unik dhe personalitet për vajzat dhe djemtë që i rikthehen shkollës apo ata që shkojnë për herë të parë.

Me JoJo-n në krye të përgatitjeve, por edhe me ndihmën e BoBo-s kemi zgjedhur çantat më cilësore, të dizenjuara me personazhet e preferuara të djemve me makina, heronj dhe plot aventura. Kemi menduar për gjithçka, nga fletoret e vizatimit, lapsat me ngjyra, plastelinat dhe çdo gjë që të duhet për të shprehur kreativitetin këtë vit.

Ndërsa Mei Mei e ka ndihmuar JoJo-n të sjellë për ty edhe kutitë e ushqimeve për pushimin në shkollë apo termusët e ujit. Plot produkte rozë për vajzat duke filluar nga portofolët, fletoret, stikerat por edhe kordelet e fjongot e flokëve për t’u dukur bukur çdo ditë. Edhe dhoma jote do të jetë e organizuar çdo moment sepse mjetet do të kenë vendin përkatës me dosjet dhe kutitë që gjen në JUMBO.

Nën kujdesin e veçantë të JoJo-s, ti mëson më shumë dhe zhvillon aftësitë teknologjike me produktet elektronike që të pëlqejnë. Forco memorien dhe argëtohu me lojërat e tavolinës, por mos harro të mbash shënime me tabelat dhe blloqet përkatëse.

Një larmi e gjerë produktesh të mbledhura bashkë për ta lehtësuar dhe për ta bërë këtë vit shkollor sa më interesant. Të sjella te ti me cilësinë më të lartë dhe çmimet më të arsyeshme dhe më konkuruese në treg. Shumëllojshmëri dhe varietet zgjedhjesh, të gjitha në një vend të vetëm.

Me dyqanet kudo në Shqipëri: TEG, QTU, Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Elbasan, por edhe me dyqanin online, blerjet e kthimit në shkollë nuk kanë qenë ndonjëherë më të lehta.

E si të mos buzëqeshësh kur me një vizitë në dyqanet tona, plotëson çdo nevojë e dëshirë për shkollën këtë shtator?

Buzëqeshi shkollës me JUMBO!

Buzëqeshi shkollës me JUMBO!

Po ndodh...