Dyfishohet krimi nga të miturit/ Psikologët, thirrje prindërve: Kujdes edukimin dhe eleminoni teknologjinë

21 Maj 2023, 14:31 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Dyfishohet krimi nga të miturit/ Psikologët, thirrje prindërve:

Atë që një fëmijë fiton në familje në fëmijëri, ai e ruan gjatë gjithë jetës së tij, askush nuk e zevendëson këtë institucion duhet më shumë kujdes” Kështu shprehet për Alfapress.al psikologia Marsela Lekli, ajo shton se prindërit duhet të shtojnë vemendjen në edukimin e fëmijes së tyre.

Rëndësia e familjes si institucion arsimor është për faktin se gjatë një pjese të konsiderueshme të jetës së njeriut dhe për sa i përket kohëzgjatjes së ndikimit të saj tek një person, asnjë nga institucionet arsimore nuk mund të krahasohet me familjen. Ajo vendos themelet e personalitetit të fëmijës dhe në kohën kur ai hyn në shkollë, ai tashmë është më shumë se gjysma i formuar si person. Individi ka nevojë për një mjedis familjar, jo vetëm gjatë fëmijërisë dhe foshnjërisë, por në çdo fazë të jetës së tij".

Lekli thekson se krahas familjes dhe shkollës duhet të zëvendësohet përdorimi i tepërt i teknologjisë, të moshat e vogla, me aktivitet fizik.

Kur fëmijët ekspozohen në një nivel të lartë me teknologjinë, ata tentojnë të mendojnë gjëra vetëm sipërfaqësisht dhe nuk zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike ose të jenë krijuese kur mësojnë koncepte të reja. Me qëllim që përdorimi I teknologjisë të mos jetë një kërcënim për zhvillimin social, njohës dhe emocional të fëmijës, është e rëndësishme të veprohet duke filluar nga vitet e para të jetës, periudhë gjatë së cilës formohen dhe konsolidohen mënyrat e sjelljes dhe shprehitë që në vitet në vijim ato janë të vështira për t'u modifikuar”.

Vendi ynë është tronditur kohët e fundit nga kriminaliteti në moshat e reja, ku rasti më i fundit ishte humbja e jetës së një 15 vjeçari nga Gramshi,  i cili u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë ambjenteve të shkollës. Shkak për ngjarjen e rëndë  u bë një sherr mës të rinjve ku Fatjon Bici, adoleshenti që humbi jetën, ndërhyri por që kjo ishte fatale pasi goditja me thikë i mori jetën. Ky nuk është rasti i vetëm, sipas statistikave të policisë në katër muajt e parë të vitit, në kryeqytet janë identifikuar 318 të mitur si autorë të veprave të ndryshme penale. Ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ishte 753. Trendi më i madh i ngjarjeve që përfshihen të miturit janë konfliktet, vjedhjet dhe lëndët narkotike.

Çfarë parashikon ligji për krimet e kryera nga të miturit ?

LIGJ Nr. 37/2017 KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR

Dyfishohet krimi nga të miturit/ Psikologët, thirrje prindërve:

Neni 96

 Klasifikimi dhe caktimi i dënimeve për të mitur

 1. Dënimet ndaj të miturit klasifikohen në dënime kryesore dhe plotësuese.

2. Janë dënime kryesore: a) burgimi; b) kufizimi i lirisë; c) gjoba. 3. Janë dënime plotësuese: a) ndalimi për kryerjen e një veprimtarie; b) kryerja e një pune me interes publik; c) përmbushja e detyrimeve të caktuara; ç) qëndrimi në shtëpi.

4. Ndaj të miturit mund të jepet vetëm një dënim kryesor.

 5. Dënimi kryesor mund të jepet së bashku më jo më shumë se një dënim plotësues.

6. Bashkë me dënimin mund të jepen një ose disa masa të parashikuara nga kreu VII i këtij Kodi.

Neni 97

Burgimi

1. Burgimi ndaj një të mituri mund të zbatohet në rast se ai ka kryer një vepër penale për të cilën minimumi i dënimit të parashikuar është 7 vjet dhe kur ky dënim është i nevojshëm për shkak të natyrës, rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së fajësisë.

2. Për të miturin dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikohet për veprën penale të kryer, por jo më shumë se 12 vjet.

3. Për përcaktimin e masës së dënimit për të miturin, gjykata merr parasysh dhe i kushton vëmendje të veçantë të gjitha rrethanave që lidhen me shkallën e pjekurisë së të miturit dhe kohën që nevojitet për edukimin dhe formimin profesional. Megjithatë, në varësi të shkallës së fajësisë, dënimi mund të jetë më i shkurtër, kur vlerësohet se është i mjaftueshëm për të arritur qëllimin e tij./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128