
Faza e përgatitjes për Maturën Shtetërore, Ministria e Arsimit publikon modelet e testeve për maturantët

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore kanë publikuar ditën e sotme modele të testeve të ngjashme për provimet e Maturës Shtetërore 2023.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi nërrjetet sociale, ku shkruan se në këtë formë do t'iu vijnë në ndihmë maturantëve për t'u përgatitur më mirë për provimet.
Modelet e testeve përfshijnë 3 lëndët e detyruara, përkatësisht gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe lëndët me zgjedhje.
Modelet e testeve mund t'i gjeni tek linku KËTU: http://qsha.gov.al/msh.html
“Me qëllim mbështetjen e maturantëve të këtij viti gjatë fazës së përgatitjeve për Maturën Shtetërore, kemi publikuar disa modele testesh paraprake për të gjitha provimet, gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj, si dhe lëndët me zgjedhje. Gjeni më poshtë linkun e këtyre testeve model:
Suksese të gjithë maturantëve!”, shkruan ministrja Kushi.
Në muajin dhjetor, Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi datat e provimeve. Provimi i parë, ai i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 Qershor, ndërsa i fundit më 19 Qershor.
1 Qershor, Gjuhë e Huaj
7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
13 qershor, Matematikë
19 qershor, Lëndë me zgjedhje

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128