Historia e trishtë/ Të ëmën e burgosen për një gjobë për foshnjën e porsalindur kujdeset gjyshja e moshuar

Gjyshja dhe babai janë të vetmit që i kanë mbetur pranë dhe kujdesen për Neldjonin, nënën e të cilit e burgosën vetëm 8 ditë pasi e solli atë në jetë.
Të qarat e vogëlushit janë më të shpeshta pasi duket se e ndjen mungesën e ngrohtësisë dhe përkujdesjes së nënës, njeriut për të cilin ka me tepër nevojë në momentet e para të jetës.
Mosha ia bën të vështirë gjyshe Zyfes të kujdeset për nipin e saj, megjithatë ajo përpiqet pafund që të voglit të mos i mungoje asgjë.
Këto ditë janë të vështira për të gjithë familjen, e sidomos për babanë e foshnjës, Naimin, i cili po mban mbi shpatulla edhe peshën që e shoqja ndodhet pas hekurave.
Familja Bahçja jeton në kushte të mjerueshme në fshatin Drisht të Postribës në Shkodër.
Të vetmet të ardhura janë ato të djalit të shtëpisë, i cili jo gjithmonë gjen punë.
Liria e bashkëshortes është ajo që ka më tepër rëndësi për Naimin.
Diana Bahçja u arrestua nga policia e Shkodrës pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i kishte vendosur një gjobë prej 250 mijë lekësh që ia konvertoi me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë.
Avokatët mbrojtës depozituan kërkesë në gjykatën e Tiranës për lirimin e menjëhershëm të 25-vjeçares minimalisht deri sa foshnja të mbushë 1 vjeç, ashtu siç edhe ligji e parashikon.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
