Javë me mot mjaft të nxehtë, por zbuloni kur priten rrebeshe lokale shiu

12 Shtator 2023, 20:30 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Javë me mot mjaft të nxehtë, por zbuloni kur priten rrebeshe

Moti mjaft i ngrohtë veror do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave, madje me intensitet të shtuar dhe këtë e kemi sqaruar me disa postime paraprake. Gjatë mesit të javës pritet kulminacioni i të nxehtit të kësaj vale të nxehtësisë verore. Temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, ndërsa ndonjë gradë më lartë në zonat më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëri gjatë tërë javës pret mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë. Ulje krejtësisht të lehta të temperaturave mund të ketë afër fundjavës, ndërsa krejt në fundjavë mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Kosova, veriu u Malit të Zi, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Lugina e Preshevës do të kenë mot mjaft të nxehtë deri të enjtën. Edhe nga e enjta do të jtë nxehtë, por me ulje të lehta të temperaturave, ndërsa vende-vende parashihen rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut do të jenë më të rralla dhe më të izoluara të enjtën, ndërsa nga e premta do të vijnë duke u intensifikuar dhe përhapur. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta në tërë rajonin, ndërsa në zonat e rrebesheve të shiut ulja e temperaturave në pjesën e dytë të javës do të jetë më e theksuar. Reshjet që vijnë në pjesën e dytë të javës nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, megjithatë në disa vise priten rrebeshe nganjëherë intensive.

Pra, edhe një javë me mot shumë të nxehtë veror. Në Shqipëri nxehtë dhe me diell afërsisht deri të dielën. Në Kosovë nga e enjta ulje e lehtë e temperaturave me ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Nga e premta rrebeshe më të përhapura dhe më intensive, por prapë mbetet ngrohtë edhe pse normalisht temperaturat shënojnë ulje sidomos në kohën dhe zonat e rrebesheve të shiut.

Ishte ky parashikimi javor i motit për tërë rajonin tonë. Nëse ka ndonjë ndryshim eventual (gjë që mund të ndodhë) do të njoftoheni në postimet tona të përditshme. 

Po ndodh...