Këshillimi i maturantëve, orientim te Shkencat Natyrore

25 Maj 2023, 19:32 / SOCIALE ALFA PRESS

Këshillimi i maturantëve, orientim te Shkencat Natyrore

Prej vitesh shumica e maturatëve zgjedhin të studiojnë në fushat “Biznes, administrim dhe ligj”, ndërsa “Shkencat natyrore, matematika dhe statistika” rezultojnë me numrin më të ulët të studentëvë të diplomuar.

Mësuesit e këshillimit të karrierës thonë se këtë vit maturantët janë orientuar më shumë drejt degëve për të cilat interesi prej vitesh ka ardhur në rënie.

“Në synojmë që maturantët të orientohen drejt shkencave të natyrës, përfshirë jo vetëm Mjekësinë, inxhinieritë, por edhe degë të tilla si Fizika, Matematika, pra pjesën e mësuesisë, është edhe një fushë që ka treg pune”.

Orientimi drejt këtyre degëve i gërshëtuar me prirjet, duket se mund të japë rezultatet e para në rritjen e interesit për lëndët e profilit natyror.

“Kemi një farë rritje të lehtë, lidhur me klasat e tjera të profilit shoqëror”.

Megjithatë maturantët shpesh në përzgjedhjen e një dege nuk lënë pas edhe dëshirat e prindërve.

“Duke studiuar dhe tregun e punës dhe dëshirat e prindërve më mbështetën në këtë, mendoj të vazhdoj për Informatikë”.

“Kam vendosur që të vazhdoj në Univeristetin e Mjekësisë. Edhe pjesa më e madhe e familjes sime në fakt kanë qenë të përfshirë në pjesën e Mjekësisë, kam pasur edhe një nxitje nga ata, por pjesa më e madhe ka qenë e gjitha pasioni im”.

Kjo është java e fundit e mësimit për klasat e 12-ta, provimet për Maturën nisin nga 1 Qershori me atë të gjuhës së huaj.

Po ndodh...

ide