Krifca: Do të plotësojmë të gjitha kërkesat e fermerëve për naftë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, po zhvillon disa takime në fermerë dhe grumbullues në bashkinë Lushnjë dhe bashkinë Fier.
Krifca ka folur edhe për mediat mbi pritshmëritë e sezonit, prodhimin dhe praktikat e mira bujqësore në njësinë administrative Allkaj në fshatin Zhelizhan në Lushnjë, tek ferma e Gjergji Licit, një ndër fermat model në këtë zonë, që prodhon perime e fruta për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Krifca gjatë prononcimit për media theksoi se “ne duhet të jemi në avangardë me cilësinë, pa cilësi ne nuk mund të synojmë këto tregje, prandaj është shumë e rëndësishme që modelet si Gjergji ti replikojmë dhe shumëfishojmë. Ne kemi rritur eksportet dhe ky është fakt, bujqësia sot nuk është e mbijetesës, por është një bujqësi që synon këto tregje të mëdha dhe konkurron me vende si Turqia që ka shumë vite që operon në këtë treg me fuqi punëtore të kualifikuar dhe metoda pune konkurruese”.
“Ne këtë vit kemi 2.5 herë më shumë aplikime se vitin e kaluar, vitin e kaluar kishim 19 300 këtë vit kemi 49 300 aplikime. Kemi ecur gjithashtu me 2.5 herë më shumë me dhënien e kartave të naftës, Gjergji është shembulli i tillë i cili ka aplikuar e ka marrë naftën dhe e përdor sipas nevojave të tij”, tha Krifca.
Krifca theksoi se “njerëzit po punojnë që nafta të shkojë atje ku duhet, tek fermeri ne këto momente që nevoja është edhe më e madhe. Përkrah naftës që do të japim me buxhet më të shtuar se sa vitin e kaluar 1.45 miliardë lekë, si pjesë e paketës së rezistencës u dhanë 500 milionë lekë më shumë ne do të shohim që të plotësojmë të gjitha kërkesat e fermerëve me naftën e duhur”.
Krifca bëri të ditur se “i kemi vënë synim vetes që deri më 2 qershor naftën që kemi kontraktuar do ta disbursojmë, më shpejt se kaq nuk mund të bëhet”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
