Kulla e re 100 mln euro në Tiranë, kush do ta ndërtojë?

Tashmë ndërtimi i kullave është bërë i zakonshëm në kryeqytet një prej tyre është edhe “Tirana Multifunctional Center” e projektuar nga studio daneze Cebra do të ndërtohet nga kompania shqiptare, “Nova Construction 2012”. Danezët e listojnë këtë kompani si klienti që ka porositur projektin.
“Ky projekt promovon identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë. Mezi presim që të nisë nga zbatimi. Klienti: Nova Construction 2012”, thuhet nga studio daneze.
Kulla e re e vendosur në lulishten pas Pallatit të Kulturës do të jetë 185 metra dhe 47 kate, duke u shndërruar në ndërtesën më të lartë në Shqipëri.
Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Nova Construction rezulton e themeluar në dhjetor të 2012-s me objekt ndërtimin e godinave një dhe shumëkatëshe.
Në faqen zyrtare, kjo kompani liston një sërë ndërtimesh shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “White Tower” në Komunën e Parisit dhe “Tirana Garden Building” në Rrugën e Kavajës, e ndërtuar mbi vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Natyrës, ku jane te njohur boterisht si investitore te saj Aleksander Frangaj pronar i Tv Klan dhe Agim Zeqo, importues i pijeve energjike Redbull dhe se fundmi pas disa ndertimeve luksoze ne bllok.
Pronarët e kompanisë për ndërtimin e kullës janë Ilir dhe Kujtim Shtufi me 91 dhe 9 për qind të aksioneve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
