
Mbikalimi i Shkozës/ ARRSH njofton si do devijojë qarkullimi si pasojë e punimeve

Me nisjen e punimeve në mbikalimin e Shkozës pritet që të ketë devijim të lëvizjeve të mjeteve. ARRSH njofton se si do të devijohet duke nisur nga data 6 mars.
Postimi i plotë:
"Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 – në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi
Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:
Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.
Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës .
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti".- shkruan ARRSH.

Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!
ide

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128