Mjeku në Fier ndihmon familjen e varfër, i restauron banesën

15 Dhjetor 2022, 14:36 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Mjeku në Fier ndihmon familjen e varfër, i restauron banesën

Mjeku Roel Zogaj, i ka ardhur në ndihmë familjes së Gëzim Hebaj në Fier e cila ndodhet në vështirësi ekonomike. Banesa e kësaj familje u rikonstruktua duke u bërë e përshtatshme për dy vajzat e mitura dhe gruan e sëmurë të kryefamiljarit. Por sot Gëzim Hebaj kërkon ndihmë për të përballuar jetesën.

Banesa e Gëzim Hebajt, pas ndihmës për rikonstuksion nga mjeku i njohur në Fier, ofron kushtet të mira për jetesën e katër anëtarëve të kësaj familje.

Mirëpo, sot familja Hebaj, sot përballet me varfëri për shkak se Gëzimi duhet të kujdeset për bashkëshorten invalide dhe dy vajzat e mitura.

Ai thotë  për syri tv, se e vetmja e ardhur janë 3 mijë lekë ndihmë ekonomike, ndërsa bashkëshortja prej dy vjetësh nuk përfiton as KEMP.

Ndaj, Gëzim Hebaj, pas rikonstruksionit të banesës nga mjeku Roel Zogaj, apelon për ndihmë, për të përballuar jetesën.

Mjeku në Fier ndihmon familjen e varfër, i restauron banesën

 

Po ndodh...

ide