Në mes të Tiranës, në gjendje të mjerueshme ekonomike! Qytetari kërkon ndihmë për fqinjin në “Ti Raporton”

6 Shtator 2023, 19:03 / SOCIALE ALFA PRESS

Në mes të Tiranës, në gjendje të mjerueshme ekonomike!

Në mes të Tiranës, në gjendje të mjerueshme ekonomike.

Përmes një mesazhi në “Ti Raporton”, një qytetar nga Tirana ka ngritur shqetësim për gjendjen e rëndë në të cilën jeton fqinji i tij i një kati më sipër.

Në disa foto të nisura pranë redaksisë së Top Channel, shihet zotëria i vetmuar që banon pa kushtet minimale të jetesës, me suvanë e tavanit të dhomës së ndenjes dhe tualetit të rënë, mungesë të theksuar higjene, duke përdorur kova dhe bidona për të mbledhur ujin.

“Quhem Ferdinant Hysenbelliu dhe jetoj në Don Bosko. Shqetësim më është bërë një komshi që jeton një kat më lartë pallatit ku jetoj. Është në gjendje shumë të keqe ekonomike”- thekson Hysenbelliu.

Apelit për ndihmë Hysenbelliu i ka bashkëngjitur edhe një numër kontakti për këdo që dëshiron të ndihmojë të moshuarin në fjalë.

+44 7424 778928

Po ndodh...