Nesër nis viti i ri shkollor: Sa kushton për një familje, dita e parë e mësimit

10 Shtator 2023, 18:44 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Nesër nis viti i ri shkollor: Sa kushton për një familje, dita e

Teksa na ndan vetëm një ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, ku prindërit janë duke bërë përgatitjet e fundit për t’i pajisur fëmijët e tyre me të gjitha mjetet e duhur shkollore, një nga problematikat e shtuara janë çmimet e larta të këtyre artikujve.

“Janë rritur shumë.. çmimet e fletoreve, të gjitha.. edhe çantat”

“Kushtojnë shumë. Për një familje që ka vetëm një fëmijë është e përballueshme kurse një që ka më shumë fëmijë është e vështirë, me një rrogë 400 mijë lekë të vjetra është shumë e vështirë të përballosh tre fëmijë në shkollë”-shprehen qytetarët.

Ky fenomen sa vjen dhe rëndon më shumë buxhetin e familjeve shqiptare. Po sa i kushton një familjeje të përgatisë fëmijën me artikujt bazë shkollor?

“Për një fëmijë mund të shkojë tek 70 mijë lekë të vjetra, pa çantën, vetëm fletore.. se librat këtë vit për klasën e parë ishin falas”

“Pesëdhjetë mijë lekë të vjetra e ka kaluar, mjete, fletore, çanta minimumi kushton 20 mijë lekë të vjetra, fletoret diku te 4 mijë lekë të reja.”

Mesatarisht për dy fëmijë sa të kushton fillimi i viti shkollor?

“Besoj tek 10 mijë lekë të reja”

“Pesëdhjetë mijë lekë të reja për dy vajzat do shkojnë patjetër, pa llogaritur çantën dhe veshjet, vetëm librat dhe artikujt shkollor.”

Tregtarët e kancelarive pohojnë se nuk ka një rritje të çmimit të këtyre artikujve krahasuar me vitin e shkuar, e megjithatë kjo nuk e ka ndalur rënien e ndjeshme të shitjeve. Prindërit këtë vit kanë blerë më pak duke u fokusuar vetëm në pajisjet elementare mësimore.

“Këtë periudhë mund të themi që fëmijët së bashku me prindërit vijnë për të përzgjedhur artikujt që janë elementarë për klasat e tyre. Kryesisht janë prindërit e klasave fillore të cilët janë ndoshta dhe të pakënaqur me produktet që fëmijët e tyre duhet të blejnë kjo sepse janë dhe të painformuar për çfarë i pret. Ndërsa sa i përket çmimeve, produktet kanë thuajse të njëjtën kosto sa vitin e kaluar.”- shprehet shitësi.

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128