Nis sot Festivali Folklorik Kombëtar! Gjirokastra për një javë 'kryeqytet' i kulturës

Nis sot në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar, i cili do të zgjasë një javë. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video nga skena ku pritet të performojnë 1200 artistë, jo vetëm nga Shqipëria.
Në imazhet e publikuara mesa duket, këtë vit është zgjedhur të 'luhet' me ngjyrat e lehta verore.
"Gati skena e qëndisur për të pritur 1200 artistët e Festivalit Folklorik Kombëtar që nis sot në Gjirokastër. HYRJA E LIRË në të gjitha ditët e festivalit.”-shkruan Rama.
Kujtojmë se edicioni i parë i këtij festivali ‘Sofra e Trashëgimisë Shqiptare’ është çelur në 11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.
Gjirokastra për një javë do të jetë kryeqyteti kulturës shqiptare ndërsa performancat e me tepër se 1200 artistëve do të shtrihen jo vetëm në kala por edhe në zona të ndryshme të qytetit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
