Paketa e Rezistencës Sociale/ Xhixho- Kushit: Shpjego arsyet pse i keni përjashtuar studentët

10 Tetor 2022, 09:49 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Paketa e Rezistencës Sociale/ Xhixho- Kushit: Shpjego arsyet pse i keni

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i ka kërkuar ministres së Arsimit, Evis Kushi të shpjegojë arsyet e përjashtimit nga paketa sociale të studentëve, i cili lë ata pa asnjë mbështetje. Ajo ka akuzuar qeverinë se ka injoruar studentët.

Deputetja bën me dije se i ka kërkuar ministres së Arsimit, Evis Kushi të shpjegojë arsyet e këtij vendimi, i cili lë studentët pa asnjë mbështetje.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

"Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për përjashtimin e studentëve nga paketa e Rezistencës Sociale !

Studentët janë injoruar nga qeveria, duke mos u përfshirë në paketën e Rezistencës Sociale.

Kërkesës së tyre të drejtë për një mbështetje financiare me 100 euro në muaj, nëpërmjet një peticioni online që mban 6 mijë firma drejtuar institucioneve përgjegjëse, kjo qeveri i është përgjigjur me injorim dhe asnjë vendimarrje.

Kriza e çmimeve, e cila ka dëmtuar ekonomitë e pjesës më të madhe të familjeve shqiptare, rëndon dukshëm te studentët, të cilëve kostoja e jetesës u është rritur, duke nisur me qiratë e banesave, karburantin, çmimet e ushqimeve të shportës, transportin etj.

Ata kërkojnë të trajtohen njësoj si studentët e Kosovës, të cilët u përfshinë në kategoritë e mbështetura financiarisht nga qeveria.

Mjerisht, qeveria Rama nuk bën dot sa qeveria Kurti, me një buxhet më të vogël se të Shqipërisë.

Ndaj, si deputete e Kuvendit, i kam kërkuar ministres së Arsimit të shpjegojë arsyet e këtij përjashtimi, me zero mbështetje për studentët e vendit.

Plotësimi i kërkesave të studentëve do t’i kushtonte qeverisë pak më shumë gjysmë km rrugë me koncesion.

Ndaj në vend që të shpërblejë klientët, kjo qeveri të mbështesë studentët që sa vijnë e pakësohen në universitetet e vendit!

Nuk mund të ndërtosh të ardhme nëse nuk mbështet arsimin, mësimdhënësit, studentët" - shkruan Xhixho.

Po ndodh...