Plakja e popullsisë/ Shqipëria e katërta në Europë, shkaku lindshmëria e ulët

20 Mars 2023, 13:52 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Plakja e popullsisë/ Shqipëria e katërta në Europë,

Shqipëria është drejt plakjes së shpejti. Vit pas viti në vendin tonë po përkeqësohen treguesit e lindshmërisë në raport me Europën. Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua. Me këtë normë lindshmërie Shqipëria renditet e fundit në rajon.

Sipas Eurostat normat më të larta të lindshmërisë në Europë i ka Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia, Islanda dhe Rumania.

“Shkaqet që po çojnë në uljen e lindshmërisë ne vend lidhen natyrisht me emancipimin e familjes, me rritjen e kulturës së grave, me vështirësitë ekonomike qe kanë familjet sot për t’i rritur fëmijët, me problemet që kanë të bëjnë me punësimin, me mungesën e garancive për perspektivën e fëmijëve. Të gjitha këto kanë bërë që lindshmëria të rrudhet në këto nivele ku kemi rënë më pak se 1.3 fëmijë për grua, nga 6 fëmijë për grua që kemi patur në vitet ’60.

2.3 fëmijë për grua kemi patur në vitin 1990, 1.3 fëmijë për grua kemi sot, që do të thotë që numri i atyre që lindin me ata që vdesin është dispropocional dhe kjo do të thotë që popullsia po vazhdon të plaket. Unë mendoj që po të vazhdojmë me këto ritme, i bie që brezin e ri pastaj ta importojmë nga jashtë”– shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua. Por në Shqipëri përveçse ka rënie lindshmëria, numri i bebeve femra po bie më shpejt.

“Raporti i femrave dhe meshkujve në vendin tonë është 100 femra me 109 meshkuj. Ky nuk është një çekuilibër natyror, ontologjik, por unë jam I mendimit që në vend vazhdon ende aborti selektiv. Kjo preference për të patur sa më shumë meshkuj në familje është një fenomen kriminal dhe I papranueshëm. Kjo do të thotë që akoma mentaliteti maskilist tek ne është domimant. Por ne duhet të tregohemi shumë bujarë me femrat, sespe ato janë burim i jetës dhe për to shoqëria ka po aq nevojë sa për meshkujt.“- shton sociologu./TopChannel

 

 

Po ndodh...