Revista amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske

Jo pak herë Shqipëria është rekomanduar nga mediat ndërkombëtare si një destinacion i mrekullueshëm për të kaluar pushimet dhe për tu vizituar, pa shpenzuar edhe shumë para.
Artikulli në gazetën amerikane “The Travel” e ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve fantastike me çmime të përballueshme. Shqipëria ofron pamje magjepsëse me fshatra piktoreske dhe peizazhe surreale.
Riviera Shqiptare shtrihet në një vijë bregdetare të mrekullueshme, e cila ofron diellin, detin dhe relaksin, si dhe një zhytje në historinë dhe kulturën e vendit. Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më fantastike me plazhe mahintëse dhe jo shumë të mbipopulluara.
Ksamil, Shqipëri
Ksamili, një perlë e plazheve shqiptare, numëron dhjetëra gjire të vegjël që mbështillen rreth peisazhit të dhëmbëzuar. Një ndër spektaklet më të mëdha dhe më interesante që mund të admirohet në botën e detit të Ksamilit janë ujërat shumë të freskëta dhe transparente janë të banuara nga shumë delfinë, që e bëjne pamjen akoma më të bukur dhe atraktive për banorët, por edhe për turistët e shumtë qe e vizitojnë Ksamilin
Atraksionet kryesore këtu janë Ishujt mahnitës të Ksamilit, një koleksion ishujsh të vegjël pranë bregut, Parku Kombëtar i Butrintit, Kalaja e Lëkurësit dhe Syri i Kaltër. Ksamili është i njohur edhe për restorantet e tij, që ofrojnë pjata të shijshme të ushqimeve të detit. Çmimet e hoteleve në Ksamil fillojnë nga 22 euro nata.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
