Shfaqen pasojat e thatësirës| KESH nis të blejë energji, 4.1 mln euro për një javë

19 Shtator 2023, 14:54 / SOCIALE ALFA PRESS

Shfaqen pasojat e thatësirës

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve gjatë stinës së verës, kanë ndikuar rënien e nivelit të ujit në hidrocentralet vendase. Për pasojë, edhe prodhimi i energjisë elektrike është bërë më i vështirë.

Në këtë situatë, Korporata Elektroenergjitike ka shprehur kërkesën për të blerë e energjisë elektrike për periudhën 18-24 shtator.

Në procedurën e ankandit, ajo ka blerë 42 mijë megavat, të cilët kanë kushtuar 4.1 milionë euro.

Në tregjet ndërkombëtare cmimet e energjisë elektrike janë stabilizuar gjatë kësaj kohe dhe Kesh ka mundur ta sigurojë energjine me vlerë 99 euro për megavator.

Në tërësi ky vit ka qenë më i mbarë, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar kur HEC-et nuk kishin mjaftueshëm ujë dhe cmimet u rritën ndjeshëm në bursa.

Kjo i ka dhënë mundësi sistemit shqiptar të kërkojë më pak sasi energjie në treg të huaj, ndërsa që edhe menaxhimi i kaskadës, për asnjë moment nuk është vënë në rrezik nga mungesa e reshjeve.

Në qershor në Fierzë rezerva ujore  u raportua 296.3 metra dhe rezultonte 7 metra më shumë se mesatarja historike, si dhe duke tejkaluar edhe maksimalen që është shënuar për këtë muaj, në vitet e fundit.

Po ndodh...