“Zgjodha kopshtin në shtet”, gazetarja: Vajza erdhi nga privati me shenja mavijosje

8 Shtator 2023, 11:32 / SOCIALE ALFA PRESS

“Zgjodha kopshtin në shtet”, gazetarja: Vajza erdhi nga privati

Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” se ka zgjedhur kopshtin shtetëror për të çuar të bijën dhe e sugjeron si zgjidhjen më optimale për çdo prind.

Ajo tregoi eksperiencën me kopshtet private, ku ka paguar deri në 300 euro dhe problemet kanë qenë të shumta, madje ka dyshuar dhe për dhunë.

“Kam kërkuar që të paktën transporti të ishte korrekt sepse një mëngjes vinte në një orar, mëngjesin tjetër në një orar tjetër dhe kur kam folur me edukatoren e kopshtit privat më është përgjigjur duke thënë se nuk është problemi i saj dhe nuk mban përgjegjësi për këtë pjesë. Ndërkohë, unë jam gazetare, ka lajme, duhet të bëj një intervistë dhe më duhen orare fikse për fëmijën. Unë di që të gjitha kopshtet dhe shkollat kanë probleme me bullizmin, por problemi është që Dea erdhi nga kopshti me mavijosje. I kam shkruar mesazh edukatores se çfarë ka ndodhur dhe më është përgjigjur nuk e di. Çfarë do të thotë nuk e di?! Unë paguaj për një edukatore që kujdesej për 8 apo 10 fëmijë dhe nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tim,” – tregoi Taylor.

Po ndodh...