Spanja i dha leksion Francës, reagon presidenti Macron: Humbje e vështirë, por kjo skuadër është e re dhe ka një të ardhme të ndritur

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas humbjes së kombëtares franceze ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke përgëzuar rivalët për kualifikimin në finale dhe duke shprehur mbështetjen për “Les Bleus”.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Macron shkroi: “Urime Spanjës për këtë kualifikim. Faleminderit ‘Les Bleus’ që përfaqësuan me përkushtim ngjyrat tona. Humbja e kësaj mbrëmjeje është e vështirë, por kjo skuadër është e re dhe ka një të ardhme të ndritur”.
Franca u mposht nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke i dhënë fund ëndrrës për të arritur në finalen e turneut. Megjithatë, presidenti francez theksoi besimin e tij te potenciali i ekipit, duke vlerësuar angazhimin dhe perspektivën e brezit të ri të futbollistëve francezë.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128