25 milionë euro në arkat e Parmas, Interi firmos me sulmuesin 21-vjeçar

2 Korrik 2025, 20:30 / SPORT ALFA PRESS

25 milionë euro në arkat e Parmas, Interi firmos me sulmuesin

Ange-Yoan Bonny është tashmë lojtar i Interit. Sulmuesi është larguar nga selia e zikaltërve sot pasi ka firmosur.

Kontrata e tij raportohet të jetë e vlefshme deri në vitin 2029. Paga për të ndërkohë do të jetë 2 milionë euro në sezon.

Vetë Parma fiton rreth 25 milionë euro për shitjen e kartonit të sulmuesit francez. 21-vjeçari ishte pjesë e Parmës nga viti 2021.

Tashmë Ange-Yoan Bonny  duhet të tregojë veten tek Interi. Në Seria A ka shënuar gjithësej 6 gola.

Po ndodh...