3 gola ndaj Bolivisë, Messi i shpreh dashurinë Argjentinës: Gjithmonë gati për ty

Messi shkëlqeu në ndeshjen e Argjentinës ndaj Bolivisë, duke realizuar 3 gola. Pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës, sulmuesi 37-vjeçar, në një intervistë të dhënë për mediat, foli për tërheqjen e mundshme nga kombëtarja.
“Është shumë bukur të vish këtu në kombëtare, të ndjesh dashurinë e njerëzve. Lidhja me njerëzit është fantastike, na pëlqen të luajmë këtu, me gjithë këto tifozë.
Nuk ka të reja për të ardhmen time me Argjentinën, por vitet bëjnë të vetën. Ndoshta mund të jenë ndeshjet e mia të fundit me kombëtaren, do të varet shumë nga reagimi i trupit dhe forma sportive. Nuk kam caktuar një datë apo afat të fundit.
Pavarësisht moshës sime, kur jam këtu, ndihem si fëmijë, sepse jam rehat me këtë ekip. Për sa kohë që ndihem mirë dhe mund të vazhdoj të performoj ashtu siç dua, do të vazhdojmë t’i shijoj kësi mbrëmjesh” – tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
